Nuk ndodhte që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, Euro bie në nivelin historik

114
0

Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, euro po këmbehet për më pak se 100 lekë, këtë të enjte.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet për 99.94 në blerje. Pra nëse shkoni në pikat e këmbimit valutor apo banka të nivelit të dytë, për një euro do të merrni më pak se 100 lekë.

Nga ana tjetër, në shitje euro vijon të qëndrojë mbi nivelin e 100 lekëve. Me më pak se 94 lekë po këmbehet dollari ndërsa paundi me 117.31 lekë.