E bujshme/ Ish ministri i drejtesise kerkon qe ambasadorja amerikane te shpallet non grata

81
0

Ambsadorja e SHBA, Yuri Kim ka ndërhyrë se fundmi në fushatën elektorale per zgjedhjet qe do te mbahen ne daten 6 mars.
Ky veprim ka sjell një valë reagimesh nga personalitet e personzhe publik, të cilët e konsiderojnë si ndërhyrje në punët e brendshme në shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës.
Më i ashpër ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili I ka kërkuar Ministrisë së Jashtme shpalljen ‘non grata’ të ambasadores Kim.

..si shtetas i këtij shteti, i kërkoj Ministres së Jashtme të vendit tim, ta shpallë nongrata zonjën në fjalë për ndërhyrje në një fushatë elektorale dhe për minim të demokracisë në vend.
Veprimtaria e saj publike është në mbështetje të hapur të vendimeve korruptive të qeverisë dhe opozitës së korruptuar!
Ndërkohë, Ata kandidatë që pyet zonja, i ka zgjedhë direkt anëtarësia dhe asnjë nongratë!
Asnjë kushtetutë e vendeve të NATOS nuk lejon e as pranon ambasadorë të tillë!
Në Amerikë zonja do ishte arrestuar, po tja bënte ndonjë kandidati këtë twitter!
Zonja ministre, nesër këto deklarata mund të jenë edhe kundër teje dhe interesit tënd politik, por unë pra nuk do jem dakord me cilindo ambasador që i bën. Rregullat janë për të gjithë njësoj shkruan Manjani ne Facebook