Pas konfliktit ne BBV, reagon dhe Arbana Osmani, ka dy fjalë për Donaldin

60
0

Si në çdo spektakël, edhe këtë herë në Big Brother VIP, publiku është ndarë në dysh, rreth asaj se e meritonte dhe nuk e meritonte Iliri fitoren, por Donaldi.

Ditën e djeshme ka reaguar edhe vetë moderatorja e këtij formati, Arbana Osmani e cila përmes një shkrimi të gjatë në InstaStory, ka falenderuar Donaldin për çdo emocion të dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund”, shkruan Osmani.

Tutje ajo ka thënë se nuk ka pse ngritet një konflikt që nuk ekziston duke vënë njerëz kundër produksionit.

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret cdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i Big Brother VIP duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do jenë ndonjëherë”, ka shkruar Arbana në postim./Reporteri.net/