16.5 C
Tirana

Drejtorit të policisë i gjejnë tualetin e lyer me ar dhe jo vetëm, shikoni cfare vile superluksoze

Date:

Share:

Një tualet superluksoz i lyer me arë është gjetur ndërtuar në vilën e një drejtori policie të një rajoni në Rusi i arrestuar për akuzën e korrupsionit.

Vila superluksoze u kontrollua gjatë një operacioni bastisjeje nga hetuesit rusë të cilët thanë se shkatërruan një bandë policësh të korruptuar.

Agjencia federale ruse,  SK, publikoi video të superluksit  të gjetur gjatë këtyre bastisjeve.

Në pranga ka rënë drejtuesi I policisë rrugore në rajonin Stavropol, Col Alexei Safonov së bashku me 6 persona të tjerë.

Kreu i policisë rrugore akuzohet se merrte rryshfet duke i dhënë leje false bizneseve, për të kaluar pa u kontrolluar në pika kufitare kamionë të tërë  me grurë dhe material ndërtimi.

 Akuzat ende janë në proces hetimi.

Autoritetet ruse thanë se kishin kryer 80 bastisje mes tyre dhe në banesën e kreut të policisë rrugore  dhe kishin sekuestruar edhe sasi të mëdha parashë kesh si dhe makina luksi.

Komiteti investigativ, SK – (Agjencia federale ruse është një strukturë e ngashme me FBI në SHBA – thotë se banda e Safonov merrte rryshfet që varionte në më shumë se 225 mijë dollarë, dhe kjo veprimtari është kryer për vite të tëra.

Nëse shpallet fajtor Safovon rrezikon 15 vite burg, ndërsa mes të arrestuarve është dhe paraardhësi i tij, Alexander Arzhanukhin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zbulimi i pazakontë i tualetit të praruar me arë në banesën e drejtorit të policisë ka tërhequr vëmendjen më shumë se vetë operacioni i bastisjes.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.