Harta e infektimit Covid, Ecdc: Veneto, Lazio, Siçilia dhe Sardenja me të verdhë

454
0

ECDC ka publikuar harta të azhurnuara mbi incidencën e infeksionit nga Covid, me numrin e rasteve për banorë, të cilat po rriten në të gjithë Evropën.

Katër rajone italiane, Veneto, Lazio, Siçilia dhe Sardenja, janë kthyer në të verdhë, krahasuar me javën e kaluar kur ishin të gjelbërta, në hartën mbi situatën epidemiologjike të azhurnuar sot nga ECDC (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve). Pjesa tjetër e Italisë mbetet e gjelbër.

Lazio, Veneto, Siçilia dhe Sardenja janë kthyer në të verdhë, si dhe pjesa më e madhe e Francës dhe Belgjikës: kjo është fotografia për incidencën e infeksionit nga Covid e bërë nga ECDC (qendra Evropiane për parandalimin e sëmundjeve), me numrat e rastet për banorë, të cilat janë duke u rritur në të gjithë Evropën.

Më të lartat janë në rajone të ndryshme të Hollandës dhe Spanjës, në Qipro dhe disa ishuj grekë.

Karta ECDC shërben si referencë për vendimet e vendeve anëtare të BE mbi kufizimet e udhëtimit. E gjelbra tregon rrezikun më të ulët: rreziku rritet sipas progresionit të verdhë, të kuq dhe të kuq të errët (situatë me rrezik maksimal).