Doni të shkoni në SHBA? Ambasada Amerikane bën një njoftim të rëndësishëm

639
0

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë personat që kanë vendosur që të aplikojnë për një vizë turistike se duhet të kenë parasysh një detaj të rëndësishëm.

Përmes një postimi, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur se parashikohet që koha e pritjes për takimet do jetë më e gjatë.

Sipas saj oraret e pritjes të gjata janë për shkak të numrit të madh të aplikantëve ndaj kërkohet që aplikimi të bëhet sa më herët

“Vera pothuajse ka ardhur, a e keni gati vizën tuaj për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara?

Ne parashikojmë që koha e pritjes për caktimin e takimeve do jetë më e gjatë se zakonisht gjatë muajve të verës, ndaj aplikoni më herët! , thuhet në njoftimin e ambasadës.