Donaldi çmendet pas Borës, do t’i propozojë per martesë sapo të dalë: Më mungon

120
0

Gjatë një bisede me Kledin, Fifin dhe Semin, Donaldi ka zbuluar më shumë rreth ndarjes nga Bora Zemani, duke pranuar se e ka marrë malli dhe duke lënë të kuptohet se ende e do.

Ai ka treguar se shkaku i ndarjes nuk ka qenë mungesa e dashurisë, por shumë gjëra bashkë dhe zënka të vazhdueshme.

Kledi: Lidhja jote më e gjatë?
Donaldi: Deri para 4-5 muajsh
Kledi: Shkaku i ndarjes?
Donaldi: U bënë shumë gjëra bashkë
Kledi: Sa vite ishit bashkë?
Donaldi: Dy vite e gjysmë


Kledi: Bashkëjetonit?
Donaldi: Po
Kledi: Moshë më e vogël?
Donaldi: Më e madhe 3 vite
Kledi: E famshme?
Donaldi: Po
Semi: Yll e bukur


Kledi: M’i thuaj shkronjat e para
Fifi: Të gjithë e dinë, Bora Zemani
Donaldi: Nuk e njeh ky prandaj
Fifi: Aa okay, është moderatore. A e ke parë “Përputhen?”
Kledi: Po
Fifi: Bora
Kledi: Aaa ajo zeshkanja, ajo është yll
Donaldi: Yll është (qesh)
Kledi: Shumë e mirë është


Fifi: A keni raporte të mira bashkë? A jeni ndarë keq apo mirë?
Donaldi: Keq, me debate, me diskutime. Jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin apo se mori fund…
Semi: Këta vdesin për njëri-tjetrin, vdesin. Kjo është e sigurt
Kledi: Edhe unë kështu mendoj
Semi: E di shumë mirë
Fifi: A e do?
Donaldi: Nuk di ta them
Fifi: A të mungon?


Donaldi: Që më mungon po, prezenca e saj. Jam shumë i turbullt. Është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën, por ne jemi gjela të dy. Ne ziheshim gjatë gjithë kohës, kapeshim për gjëra palidhje. U bë e vështirë, por nuk u ndamë se nuk duheshim.
Semi: Janë shumë të njëjtë,  janë kopje e njëri-tjetrit, thjesht njëri është çun e tjetri është gocë
Donaldi: Po shumë të njëjtë jemi
Fifi: Kur të dalësh nga këtu, do e takosh?
Donaldi: Se di
Fifi: Ti e do


Donaldi: qesh
Semi: E do
Kledi: Kur jeni të dy të njëjtë, njëri duhet të hapë krahun. Kjo është dashuria
Semi: Ti e di këtë gjë, pse nuk e hap krahun? Ça njohje kanë…sa u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe ishin direkt shumë të dhënë pas njëri-tjetrit