U ul tek shkallët e ministrisë bashkë me qenin, të riun nga Tirana “e gjen belaja”, përfundon në komisiariat, dënohet me..

84
0

Një 29-vjeçar është përballur me një situatë të pazakontë në Tiranë. Sipas asaj që raporton “Euronews Albania”, Marsel Shehu kishte dalë për shëtitje bashkë me qenin e tij mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti dhe në një moment ishte ulur në shkallët e Ministrisë së Brendshme.

Teksa qëndronte i ulur aty, polici Abdulla Lika i cili i është afruar duke i kërkuar të largohet, pasi po qëndronte në shkallët e një objekti të rëndësisë së veçantë, por i riu e ka kundërshtuar.

Më pas polici ka lajmëruar shefin e tijdhe 29-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ku sipas pretendimit të policëve, ai i ka ofenduar dhe kë rcënuar duke u bërë edhe foto.

Ndaj të riut Prokuroria ngriti akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Sipas gjykimit të shkurtuar i riu u dënua me 20 ditë burg, por ky dënim do të konvertohet me 60 orë pune me interes publik.