Historia e çiftit shqiptaro-ganez, vajza nga Vlora: Kam kërkuar shumë për ta gjetur

2
0

Blendiana Mura është vlonjatja, e kthyer në trend në Tik Tok. Kjo pasi ajo poston vazhdimisht video të këndshme me partnerin e saj nga Gana, Michael Akromah.

Në një emision televiziv çifti tregoi historinë e tyre të dashurisë. “Jemi njohur në venecia. Faktikisht ai dilte me një shoqen time dhe unë e pash me kete shoqen time dhe I thash komplimenti. Edhe pastaj ky nuk ma vari fare dhe dilnim vetëm si shokë.

Edhe pas një viti kërkova nëpër Instagram dhe nuk e gjeta, por e gjeta në Tik Tok. I shkruajta, nga ajo që ky është DJ dhe kërcen, po shikoja mos kishte ndonjë video duke kërcyer dhe e pyeta ku i kishte videot, ky nuk ma vari prap”, rrëfeu Blendiana.

Më tej, dyshja zbuloi se jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të punës dhe Michael është detyruar të udhëtojë 7 orë.

“Ne aktualisht jetojmë në qytete të ndryshme për shkak të punës së Michael. Ai udhëton 7 orë, më takon dhe pastaj ikën ditën tjetër. Ne gjithashtu, kemi një vajzë të quajtur Kylie”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.