Doli përgjigja e autopsisë, reagon vëllai i Rezartës

1805
0

19 vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërroi jetë si pasojë e monoksidit të karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje.

Kjo është përgjigjja e autopsisë për të renë që ndërroi jetë në muajin dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit në shtratin martesor, 5 ditë pasi ishte martuar me bashkëshortin e saj Olsi Hajdarin.

Me daljen nga spitali, Olsi Hajdari 27 vjeç tha se gjithçka ndodhi nga mangalli me prush që lanë ndezur teksa u shtrinë të flinin, por ky version nuk u besua nga familjarët e Rezarta Hajdarit, të cilët nuk e pranuan familjen e Olsit në ceremoninë e lamtumirës së të bijës.

Në një lidhje telefonike me gazetarin e Report Tv, Renaldo Gjoshi, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku është shprehur se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij.

“Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli.” është shprehur ai.