“Doja t’i mbroja”/ Del video e shtepise, ja ku e mbante të mbyllur familjen e tij 35-vjeçari në Tiranë, çfarë deklaroi në polici

419
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur në shtëpi nënën, gruan dhe fëmijën e tyre të mitur.

Ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas dhe ishte tepër fanatik. Përmes disa pamjeve të siguruara nga Top Channel, shihet ambienti jashtë i shtëpisë, ku Jetnor Zhaboli në profesion ekonomoist, ka vendosur kamera për t’i monituoruar nëse dilnin jashtë apo jo.

Zhaboli ka dëshmuar se ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me persona të tjerë, kështu që ka instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë, të cilat i kishte lidhur me aparatin celular, për t’i mbrojtur ata.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person. Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.

Kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit.