Plas sherri mes vajzave në Elbasan, 21-vjeçarja godet me shkop gome 24-vjeçaren

832
0

Dy vajza të reja janë proceduar në gjendje të lirë, pas një sherri të ndodhur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “11 nëntori” në Elbasan.

Një 21-vjeçare dyshohet se ka goditur me send të fortë, shkop gome, një 24-vjeçare. Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.