E ktheu banesën në “ferr” për familjarët e tij, ky është 35-vjeçari nga Tirana, Jetnor Zhaboli

333
0

Personi që shihni në foto është 35-vjeçari, Jetnor Zhaboli, i cili mbante të izoluar gruan, nënë dhe fëmijën e tij të mitur në shtëpi dhe i monitoronte nga kamerat e instaluara. Ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas dhe ishte tepër fanatik, teksa në profesion ishte ekonomoist.

Ai raportohet se ka vendosur kamera për t’i monituoruar nëse dilnin jashtë apo jo, e po ashtu edhe bllokues valësh në mënyrë që ato të mos komunikonin me ansjë person tjetër, gjatë kohës që ai nuk ishte në shtëpi.

Prej fillimit te marrëdhënies me bashkëshorten, ai ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë. Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nëna e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit.