“Do te zgase gjithe javen” Sinoptikania flet per valen e nxehtit ne vendin tone: Keto jane zonat me problematike

454
0

Shqipëria është futur në qendër të ferrit të valës afrikane. Temperaturat 40 gradë kanë përfshirë edhe diza zona malore. “Fundjava dhe fillimii javës tjetër do të mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan.

Parashikohet që tremometri të regjistrojë mbi 40 gradë në shumë zona të pjesës së ultësirës perëndimore, ndërkohë problemtaike nga temperaturat elarta paraqiet edhe një zonë malore në verilindje, Kukësi, Hasi, Malësia e madhe, Kopliku ku termometri do të ngjitet shumë pranë vlerës 40 gradë.”

Temperatura e larta do të shoqërohen edhe me erë në disa zona ku janë evidentuar vatra zjarri. “Parametri i erës mbetet problematikë në zonat ku ka zjarre kryesisht në Shëngjin dhe në qarkun e Vlorës ku herë pas here do të kemi intervale kohore 2 ose 3 orëshe të cilat do të sjellin edhe një shpejtësi mbi 45km në orë, dhe nuk e favorizon situatën, sidomos në orët e vona të mbrmjes dhe orët e para të mëngjesit.”

Kjo valë e të nxehtit afrikan do të zgjasë gjatë gjithë javës. “Të paktën deri në 29-30 korrik do të mbetemi në ndikimin e kësaj vale, qoftë do kemi luhatje të lehtë me ulje dh e ngritje me 1 gradë të vlerave termike, megjithatë do të jemi nën ndikim të kësaj vale.” Të vetmit të cilët do të përfitojnë nga temperatuara më të freskëta janë qytetet juglindore, ku vlerat më të larta termike do të arrijne 35 gradë.