150 euro gjobë për bizneset që mbajnë dyert hapur dhe kondicionerët ndezur

68
0

Në Paris, do të vendosen gjoba për dyqanet që mbajnë kondicionerin ndezur pa mbyllur derën e biznesit të tyre. Vendimi synon të reduktojë shpenzimet e energjisë në një kohë kur Franca dhe partnerët e Bashkimit Evropian po përpiqen të tregojnë maturi energjitike.

I njëjti parim do të mbetet i vlefshëm edhe në muajt e dimrit për ata që e mbajnë derën hapur në një ambient me ngrohje.

Dispozita hyn në fuqi të hënën dhe parashikon gjobë deri në 150 euro për shkelësit: bizneset, por edhe ofruesit e shërbimeve.

Rezoluta përmend, në veçanti, “pasojat e ngrohjes globale në Paris dhe nevojën urgjente për të reduktuar konsumin e energjisë në periudhën aktuale”. Urdhri përjashton restorantet ose baret që kanë tavolina në natyrë.