Do të marrë fund/ Blendi Gonxhe jep njoftimin për të gjithë Drejtuesit e Automjeteve

Drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka dalë me një njoftim ku thekson se do marrë fund mashtrimi me uljen e kilometrazhit të automjeteve në Shqipëri.

Në certifikatën e kolaudimit të automjetit do të përfshihet edhe numri i saktë i kilometrave totale që ka përshkuar një makinë.

Drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka njoftuar se përveç kontrollit teknik të mjetit, do të bëhet edhe verifikimi dhe skanimi i kroskotit për të nxjerrë të dhënat reale të kilometrazhit. Kjo risi nuk do të ketë kosto ekstra, por do të jetë e përfshirë brenda tarifës ekzistuese për kolaudimin.

“Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë pa pagesë e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!

Kujdes: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi”, ka shkruar në Facebook Blendi Gonxhe.

- Advertisement -

BE lëshon alarmin: Në Shqipëri shiten ëmbëlsira me copa metali. Largojini nga tregu!

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me...

Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja kur rikthehet ora verore

Në natën mes të shtunës dhe të dielës së datës 30 mars, akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e...

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë/ Viktimat dyshohet se po udhëtonin me 140 km/h! Flet shoferit i betonieres: Harrova të..

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres, me të cilën u përplas makina ku udhëtonin katër të rinjtë në Fushë Prezë, që humbën jetën, ka pranuar...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.