“Duhet të kërkoni ndjesë”, demokratja që vuri në siklet Sali Berishën, ja cfare i kerkoi para te gjitheve

146
0

Pas fjalimit që Sali Berisha mbajti në “Foltoren” e Lushnjes, fjala i ka ardhur qytetarëve, ku ndër to spikati një ish-kandidate e PD-së në vitin 2013. Duke sulmuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë ajo u shpreh se ka pasur veprime prej skuthash dhe jo meritokracie.

“I keni shumë borxhe Lushnjës, ju i pari dhe të tjerët duhet të kërkojnë ndjesë, i kemi dhënë shumë vota në qarkun e asnjëherë nuk kemi marrë atë që kemi merituar, i kemi hapur derën gjithkujt, na kanë ardhur e na kanë leksione e na kanë bërë si të ditur. Ju mendoni se jeni prekur, e ju duhet të mendoni se sa ka nga këta në këtë sallë janë prekur e ofenduar. Të marr fund skuhtëria në PD duhet meritokracia”, tha ajo.

Demokratja: Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të degët, u zgjodhën kandidaturat, në mënyrën më pa demokratike dhe u zhvillua një kuvendi dhe emri i kryetarit erdhi në zarf. Pasi kaluam një kalvar takimesh u krye për herë të parë një votim kundër që nuk kishte ndodhur kurrë për listat e zgjedhjeve. Po ashtu lista u plotësua me listat preferenciale që nuk ishin zgjedhur nga demokratët. A do të legjitimohet këto pushtete dhe funksione që nuk kanë qenë zgjedhja e demokratëve?

Ju i keni shumë borxhe demokratëve lushnjarë sepse i kemi dhënë PD-së shumë vota, por asnjëherë nuk jemi vlerësuar. Sa nga këta demokratë në sallë janë prekur dhe lënduar, por nuk kanë marrë asnjëherë atë që kanë merituar? A do t’i vijë ndonjëherë fundi epokës që dikush të bëjë karrierë në PD të dalë nga vetja dhe të bëhet skuth? Unë i ftoj të gjithë që të bëhemi bashkë që të bëjnë një opozitë të besueshme!