Djali i një ish-ministri shqiptar punon në ndërtim, shembull për t’u ndjekur

1594
0

Në vendin tonë jemi mësuar që fëmijët e deputetëve apo ministrave t’i shohim nëpër vende të shtrenjta luksoze me pushime duke mos bërë asgjë. Ose duke bërë foto me makina të shtrenjta apo duke studiuar nëpër universitetet të shtrenjta jashtë vendit.

Por mesa duket kjo gje nuk ndodh në Kosovë ose të paktën nuk ndodh gjithmonë, pasi ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lutfi Zharku ka postuar një foto të birit të tij, ku ky i fundit shfaqet me rroba të një punëtori ndërtimi.

Krahas kësaj fotoje ai ka shkruar:

Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer Fakultetin Ekonomik si student i shkëlqyeshëm, por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet paraja. Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë. Uroj te jetoje 100 vjet me shëndet, i lumtur dhe me nder.”

Me sa kuptuam, djali i ish-ministrit qenka shumë larg realitetit të fëmijëve të politikanëve Shqiptar, sepse siç duke edhe gjatë ditës së ditëlindjes shihet duke punuar.

Ajo që mund të themi si përfundim është se është një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë.