Nesër vishuni trashë dhe çadrat me vete, tetori ikën me shi

622
0

Sipas sinoptikaneve, duke nisur nga e enjtja e 31 tetorit duhet të merrni me vete çadrat dhe të visheni trashë. Shirat ptitet të nisin ditën e fundit të muajit duke sjellë vjeshtën e vërtetë.

Reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, por nuk do të jenë intensive.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat e ajrit të ulen duke iu afruar vlerave mesatare të stinës. Vlerat minimale do të jenë deri në 3 gradë celcius ndërsa maksimalet deri në 24 gradë.

Megjithate kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Pas të premtes reshjet e shiut do të ndërpriten, temperaturat do të njohin rritje duke sjellë sërish ditët e ngrohta.