Dita e parë e Alvinit në shtëpi, flet babai: Më kërkoi dy gjëra

4320
0

Në nje interviste per Ora news, babai i Alvin, Afrim Berisha tregoi se pasi iu bashkua familjes te gjith u gezuan gjithashtu edhe Alvin

“Di pak shqip por mirë. Mua më njohu. Më thërret baba… Bën çdo gjë që i themi pa kundërshtuar.. si një ushtar i vogël.  I themi hajde të hamë bukë ngrihet menjëherë. “

Afrimi tregon se i pëqen të luaj me kompjuter dhe madje ka kërkuar edhe bicikletën.

“Më kërkoi biçikletën dhe i tregova që e kishte në garazhd. Që ditën kur iku unë të gjithë lodrat e tij i kam ruajtur atje. Doktoresha na ka sugjeruar që të mos e ngacmojmë për të treguar për jetën atje” 

Ai tha gjithashtu se të hënën do të shkojë bashke me të të bëjë analizat e nevojshme si dhe për këmbën