“Dimri nuk ka ikur ende” Sinoptikania habit me parashikimin: Xhupat do t’i mbajmë deri më datë..

1740
0

Jemi zyrtarisht në pranverë por temperaturat janë ende të ulëta. Sipas parashikimit të Lajda Porjës nga MeteoAlb, sot pasdite do të ketë rrebeshe shiu në  vend dhe moti do të përmirësohet të dielën.

Në lidhjen direkte për edicionin e lajmeve, Porja tha se Dita e Verës do të jetë idele me diell dhe temperatura të rritura por e gjithë pranvera do të jetë me copëza dimri.

“Deri në datën 20 prill do tëna duhet palltoja dhe xhupi, nuk do kemi menjëherë plazh në prill siç jemi mësuar vitet e fundit”- tha meteorologjia.

Lajda Porja: Vranësirat janë prezente, ka rrebeshe shiu dhe aktualisht situata është përqendruar veri-perëndim. Që në mesditë pas orës 1 e gjysmë -dy, do ketë rrebeshe qendra dhe në mbrëmje e pasdite problematike situata në jug.

I gjithë territori në orë të ndryshme do të ketë rrebeshe shiu. Kemi një forcim të ndjeshëm të erës sidomos që nga mesdita deri në orët e para të mëngjesit. Në zonat e bregdetare do të ketë mini-stuhi detare duke sjellë probleme që do të zgjasë për disa  orë. Që nga dita e shtunë do të ketë dobësim të reshjeve, pra situatë kalimtare dhe në mesdite do ketë përmirësim të motit duke na rikthyer diellin.

Dielli do jetë prezent ditën e diel. Ditën e martë, 14 mars do jetë ditë ideale dhe shumë e favorshme, mot do jetë i kthjellët dhe nuk priten të kenë reshje. Temperaturat e ajrit do të variojnë nga vlerat 20-21 gradë.

Kjo pranverë do jetë një pranvere më copëza dimri, deri në datën 20 prill do të na duhet palltoja dhe xhupi, nuk do kemi menjëherë plazh në prill siç jemi mësuar vitet e fundit.