Del parashikimi i motit për fundjavën! Shikon cfarë pritet të ndodhë sipas SHMU të shtunën dhe të dielën

355
0

Sipas parashikimeve te SHMU,

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë të hërëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë, më pas reshjte e do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore deri në orët e mbrëmjes.

Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në jug të vendit në orët e mëngjesit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era ditën e shtunë do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Ditën e diel era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatre 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2-3 ballë.