“Diçka nuk po funksionon” Virologu italian: Tani e kemi ne kontroll por në vjeshtë nuk do shpëtojmë prej tij

476
0

Virologu italian Andrea Crisanti, Drejtori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së Universitetit të Padovës deklaroi se “Numrat e epidemisë tani janë të ulta, por ekziston një element që duhet të na bëjë të jemi shumë të shqetësuar”.

Rastet e reja nuk janë zvogëluar për javë të tëra dhe devijimet nuk janë shumë domethënëse. “Diçka nuk po funksionon” – thotë Crisanti

Drejtori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë, në një intervistë përIl Messaggero, tha se

“Ne jemi me fat që virusi duket i ndjeshëm ndaj kushteve klimatike, përndryshe do ishim të shkatërruar. Por ajo që po na kursen tani, nuk do të na sulmojë përsëri në vjeshtë-dimër”.

Ai theksoi gjithashtu se “koronavirusi qarkullon shumë më tepër nga sa mendojmë.” “Ende nuk kemi kuptuar shumë nga ky virus. Ende ka shumë, shumë gjëra për të kuptuar”.