Vjen lajmi i bukur, Çiljeta dhe Albani do të bëhen prindër

852
0

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha pritet te bëhen se shpejti prindër të një fëmije.

Pas tre vitesh lidhje duket se çifti i njohur kanë vendosur të hedhin hapin e madh në marrëdhënien e tyre duke u bërë prindër.

Panorama sport, shkruan se këngëtarja është në fillimet e shtatzënisë dhe deri tani duket se gjithçka po shkon mjaft mirë.

Për Çiljetën ky do të jetë fëmija i dytë i saj, pasi ka dhe një djalë të quajtur Fernando nga një marrëdhënie e mëparshme.

Ndërsa Albani është babi i një djali që ka nga martesa e tij e parë.