Drejtori i Urgjencës Kombëtare e tregon hapur: Ja kur do te karantinohemi përsëri

858
0

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj,u shpreh se vendi ynë për momentin nuk po e mendon një karantinim të dytë, por zbuloi se kur mund të ndodhë kjo gjë.

Ai tha në studion e ‘Opinion’ se vendi do të shkojë sërish në karantinë nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon kapacitetet e spitalit, pra shkon më shumë se 400 të shtruar, duke qenë se numri total i shtretërve është 400.

“Për momentin as që e mendojmë të mbyllemi prapë në karantinë. Në mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndohë si në të gjithë botën. Ne momentalisht kemi 400 shtretër, 55 janë të zënë, nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon 400 të shtruar në spitale, atëherë s’kemi çfarë të bëjmë dhe do duhet të mbyllemi, por që nuk mendoj se do shkojmë deri aty. Tani kemi dhe një gjë pozitive pasi koha e shërimit është më e shkurtër se më parë”, tha Brataj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.