Skip to content

Diçka lëvizte, gruaja shtanget nga ajo qe zbulon në papafingon e saj. Policia zbulon gjurmët e..

    Ajo shihte që objektet i zhvendoseshin në mënyrë misterioze në shtëpi.

    Nëna e re ka zbuluar një të huaj që jetonte fshehurazi në papafingon e saj prej javësh.

    Monica Green, nga Queensland në Australi, kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte kur vërejti se objektet zhvendoseshin herë pas here në shtëpi.

    Pak më vonë nëna e tre fëmijëve zbuloi se dhe sistemi i kamerave të sigurisë ishte çaktivizuar.

    Fillimisht Green nuk i vuri rëndësi shqetësimeve, por kur u kthye një ditë nga vizita në spital, pa se diçka nuk shkonte.

    Kur hyri në shtëpi ajo gjeti kondicionerin e ndezur, derën e pasme të hapur si dhe një pjatë me fileto pule të përgatitur në kuzhinë.

    Gruaja menjëherë telefonoi policinë, të cilët zbuluan se hyrja e papafingos së saj ishte e hapur.

    Policia tha se kishte zbuluar gjurmët e një personi që jetonte në papafingo por ende nuk kanë gjetur askënd.

    Jason Milner përfaqësues i policisë së Queensland tha se incidenti ishte “unik”, por nuk është gjetur ende “mysafiri misterioz”.