2.5 C
Tirana

Dibranët dhe korçarët më “punëtorët”, kush janë më “dembelët”

Date:

Share:

Teksa papunësia i është kthyer rënies vitet e fundit, në disa qarqe treguesi shfaq diversitet të lartë. Teksa në qytetin e Dibrës dhe Korçës, forca e punës është drejt shterimit, në Qarkun e Vlorës papunësia është gati sa dyfishi i mesatares kombëtare dhe Tirana e ka papunësinë 4.2 pikë përqindje më të lartë se mesatarja kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në qarqet e Korçës dhe Dibrës ishte respektivisht, 5.1 dhe 5.3% në tremujorin e dytë, me rënie të theksuar si nga tremujori i parë dhe nga viti i kaluar. Zhvillimet në punësim në dy qarqet duket se e kanë materializuar edhe perceptimin se popullsia e këtyre vendeve është e lidhur pas punës. Këto dy qarqe kanë pasuar edhe rritje PBB-së mbi mesataren e vendit pas krizës ekonomike 2008.

Si në Korçë dhe në Dibër, punëdhënësi më i madh është sektori i bujqësisë. Në Dibër, 59.5% të të punësuarve numërohen në bujqësi, ndërsa në Korçë 54.4% e të punësuarve janë në sektorin bujqësor.

Por në të kundërt, Vlora, Lezha, Tirana dhe Durrësi kanë një papunësi më të lartë se mesatarja e Republikës. Në Vlorë, papunësia në tremujorin e dytë ishte 23.3% ose 11.1 pikë përqindje më i lartë se treguesi në rang vendi. Në qytet e Vlorës dhe Durrësit, ofruesi i punësimit në rreth 50% është sektori i shërbimeve. Duke qenë se puna në këtë sektor është sezonale, papunësia në tremujor të caktuar është më e lartë se në qarqet e tjera të vendit.

Por gjithashtu Tirana vuan nga papunësia e lartë edhe pse rreth 60% e aktiviteteve ekonomike janë të përqendruara në këtë qark. Papunësia në Tiranë shënoi 16.6% në tremujorin e dytë të këtij viti, teksa Tirana dhe Lezha ishin të vetmet qarqe në rang vendi ku papunësia u rrit në tremujorin e dytë, teksa në të gjitha qarqet e tjera treguesi shënoi ulje.

Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 7,1% në sektorin e industrisë, 3,4% në sektorin e shërbimeve dhe 1,2% në sektorin e bujqësisë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje prej 0,1%. Punësimi shënoi rritje në sektorin e shërbimeve me 0,3% dhe në sektorin e industrisë me 0,1%, ndërsa sektori bujqësor mbetet në të njëjtin nivel.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.