Dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, ja lëvizja e parë e Sander Lleshajt

607
0

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, Sandër Lleshaj ka shfaqur një anë tjetër të tij pas lënies së postit të Ministrit të Brendshëm. Pas largimit nga detyra, ai ka nxjerrë një foto shumë ndryshe në rrjetet sociale. Lleshaj shfaqet me një veshje sportive, dhe ka dalë të eksplorojë malet e Shqipërisë.

Ditën e sotme, Bledi Çuçi firmosi në Presidencë marrjen e postit të ri, ndërsa Lleshaj është larguar nga politika për t’u relaksuar në natyrë.

Gjatë ditës së sotme, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi janë betuar në Presidencë, si ministra të rinj. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama ka emëruar Bledi Çuçin si ministri në këtë detyrë, ndërsa deklaroi se në pozicionin e ministrit të Bujqësisë emërohet deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi. Dorëheqja e Sandër Lleshajt erdhi në një kohë revoltash dhe protestash për vrasjen e të riut Klodian Rasha.