U takua me të atin pas 47 vitesh pas divorcit nga e ëma, Mariana Kondi tregon e përlotur ç’ndodhi në shtëpinë e saj

390
0

Aktorja shumë e dashur për publikun, Mariana Kondi ishte e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan. Ajo ka folur për herë të parë rreth babait të saj biologjik.

Kondi ka treguar se nuk e kishte parë të atin për 47 vite, pas divorcit nga e ëma. Pas vdekjes së tij, aktorja e ka nderuar me një dokumentar si aviatori i parë.

“Unë e kam takuar babain pas shumë vitesh dhe fytyra e tij ishte çuditërisht ashtu siç unë e imagjinoja kur isha 3 vjeç. Nuk e kisha parë nga mosha 3 vjeç deri 50 dhe kur erdhi momenti që unë do shkoja ta shikoja, ishte po ashtu siç unë e imagjinoja. Ai ka qenë aviator, kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik edhe ai ka qenë shumë i mirë ose ishte shumë i mirë, apo ka qenë, si i thuhet, nuk e di ka qenë i mirë, ka qenë babai im. Nuk është më, ka vdekur, por i kam bërë një gjë shumë të bukur, një dokumentar si aviator i parë që ka qenë dhe e kam bërë me Televizionin  Shqiptar dhe është një kujtim goxha i bukur. Më ka thënë që kam bërë shumë fluturime, por më vjen keq që nuk i kam bërë me ty. Në familjen tonë pati divorc. Kam një motër dhe një vëlla tjetër. Janë marrëdhëniet korrekte, gjithmonë për gjërat kryesore jemi bashkë se unë kam e një vëlla tjetër që nëse jepet jeta unë do e jepja vetëm për të, por edhe ata janë shumët ë mirë, gjenden në çdo moment edhe për gëzime edhe kur kemi ndonjë problem që i merret mendimi. “, u shpreh Kondi.

Teksa tregoi për historinë e saj, aktorja u përlot në studio.

Aktorja shumë e dashur për publikun, Mariana Kondi ishte e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan. Ajo ka folur për herë të parë rreth babait të saj biologjik.

Kondi ka treguar se nuk e kishte parë të atin për 47 vite, pas divorcit nga e ëma. Pas vde kjes së tij, aktorja e ka nderuar me një dokumentar si aviatori i parë.