DETAJET: Çfarë fshihet pas identitetit të rremë të vajzës me 5 emra që u shfaq

3997
0

Një vajzë, me një flamur shqiptar në dorë, u shfaq krejt e qetë krah reperit Arkimed Lushaj, apo I njohur si Stresi, duke u prezantuar si e motra e Klodian Rashës.


Fill pas thirrjeve të saj që kërkonte “Drejtësi për vëllain”, disa prej mediave zhvendosën objektivin e kameras, nga Lushaj te ajo.


.Kërkoj drejtësi për vëllain tim, ne duam të drejtën ,arsyen. Ka qenë djalë shumë i rregullt.Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt.

Teksa ngjarja sa vinte dhe bëhej më e re.nduar për shkak të dinamikave të njëpasnjëshme, familjarët e Klodian Rashës, duke ndjekur pasqyrimet televizive reaguan duke kontaktuar përfaqësuesit e mediave. Ata njoftuan se nuk kanë asnjë lidhje me vajzën dhe se gjithçka bëhet fjalë për një ma.shtrim.

Kjo u përforcua më vonë edhe nga vetë babai i Klodianit i cili nënvizoi që nuk merret me politikë dhe se shfaqja e tu.rpshme e vajzës në media ishte një marrëzi që rëndonte barrën e dh.imbjes për ta.


Menjëherë pas kësaj dëshmie, mediat vizituan sërish banesën ku jeton e reja, nga ku ajo përgënjeshtroi identitetin e prezantuar më herët, duke thënë se nuk ishte motra biologjike, por bashkëshorti i saj kishte qënë shok fëmijërie me te.
Kjo ishte edhe gënjeshtra e radhës pasi aktualisht vajza në fjalë rezulton beqare .

Emrat që u prezantua e reja dhe i ndryshoi pas çdo dëshmie: 1. Bora Rasha 2. Bukuroshe Salliu 3. Bukuroshe Murati 4. Bukuroshe Haruni 5. Bukuroshe Sali


Gazeta “TemA” bëri një kërkim të hollësishëm në bllokun e gjendjes civile dhe asnjë prej emrave me të cilat ajo u prezantua nuk rezulton i përputhur me identitetin e një personi konkret.


Nga një analizë të postimeve të saj në rrjetet sociale, e reja duket se eshte nga fshati Shalës i Sarandës dhe se shumë shpesh udhëton drejt qyteteve të tjera për motive ende të panjohura.