Ardit Gjebrea urgjent në Polici, ja mesazhi që po bën xhiron e rrjeteve sociale

1909
0

Moderatori dhe kengetari i njohur Ardit Gjebrea i eshte drejtuar per ndihme po licise pasi persona ende të paidentifikuar kanë përdor emrin e tij per qëllimet e tyre në rrjete sociale, ndërsa me kërkesën e familjes së tij gazetari ka sqaruar:

Fallco! Një i çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj. E vetmja faqe në Instagram e imja është kjo këtu dhe në facebook është ajo e cila është verifikuar. Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është problemi im. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente.

Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar, shkruan Gjebrea.

Ky fenomen ndodh shpesh me personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar, emrat e të cilëve janë përdorur për qëllime mashtrimi në rrjete sociale siç ishte së fundmi rasti i moderatores së njohur Rudina Magjistarit.

Kini kujdes mos bini pre e ma shtruesve sidomos kur behet fjale per para