“Nga sot jeta ime mori fund”, zbulohet dëshmia e 57 vjecarit shqiptar që i mori jetën gruas së tij

756
0

“Nga sot jeta ime ka marrë fund!” Kjo është deklarata që ka dhënë para hetuesve Xhevdet Mehmeti, 57-vjeçari shqiptar i cili masakroi bashkëshorten e tij Elsa Tereziu.

Kjo frazë është thënë disa herë nga Mehmeti para hetuesve siç raportojnë mediat italiane që kanë zbardhur një pjesë të dëshmisë.

Ai është në gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe nuk mban mend mirë atë që ka ndodhur. Ende nuk dihen qartësisht shkaqet që e çuan atë drejt krimit makabër, ngjarje e cila ndodhi në sy të djalit 17-vjeçar të çiftit.

“Është i tronditur dhe tani po e kupton atë që ka barë. Ai nuk mban mend shumë gjëra nga ajo ditë”, citohet njëri prej hetuesve.

Raoprtohet se edhe dy djemtë 17 dhe 19-vjeçarë të çifttit janë marrë në pyetje. Policia ka zbuluar se Elsa Tereziu ishte dhunuar edhe më parë nga bashkëhsorti por nuk e kishte denoncuar kurrë.

Nga dëshmia që i është marrë 57-vjeçarit, policia po heton në pistën e xhelozisë.

Mehmeti u ka thënë hetuesve se gruaja ishte xheloze pa shkak, dhe kështu ka nisur konflikti mes tyre që u mbyll me tragjedi./a.m./noa.al/