A e dini pse mban Dukesha Kate Middleton gjithmonë leukoplast në duar? (Foto)

602
0

Kate Middleton është një femër elegante, nënë e tre fëmijëve, e cila gjithmonë kurohet deri në detaje.

Ndër të tjera bien në sy thonjtë dhe duart e saj. Si rregull i mbretërisë, ajo nuk mund t’i ketë thonjtë të lyera me ngjyra të forta. Megjithatë, ajo që është vënë re shpesh, është fakti që duart e Kate janë shpesh të fashuara me leukoplast.

Spekulimet rreth kësaj gjëje nisën muajin e kaluar, ditën kur ajo ishte prezente në premierën e filmit “A Street Cat Named Bob”, ku edhe u takua me macen, e cila ishte pjesë e filmit.

Ndoshta edhe kjo është arsyeja e gërvishtjes, mirëpo në shumë fotografi të Dukeshës vihet re qe janë bërë në vende të ndryshme në të dy duart e saj për shumë vite.