Deshi t’ia dëshmojë botës se sa të rrezikshme janë piranjat, hodhi në ujë mish viçi – ato e “gëlltitën” për pak sekonda (Video)

736
0

Një burrë ka dashur t’ia dëshmojë botës së piranjat janë shumë të rrezikshme, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.

Ai fillimisht kishte marrë një copë mishi të viçit dhe e kishte hedhur në ujë, që dukej shumë i qetë dhe assesi nuk do ta kishit besuar se në atë thellësi mund të qëndrojnë piranjat.

Megjithatë, në momentin që përfundon në ujë, aty krijohet një “tollovi” mes piranjave që bëjnë garë se kush do të marrë më shumë miq. Ato madje dalin nga uji në tentim për ta kafshuar mishin e hedhur nga burri i paemëruar.

Piranjat futen në listën e peshqve shumë të rrezikshëm, dhe nuk është i vogël numri i personave që e kanë paguar me jetë, në momentin që kanë pasur kontakt me këto krijesa të vogla por me dhëmbë shumë të mprehtë.