17.5 C
Tirana

Denoncimi i deputeteve gjermanë: Këto janë tre portalet e njohur që zotërohen nga Saimir Tahiri, Endri Fuga dhe Erion Veliaj

Date:

Share:

Ndryshe nga shumë portale serioze në Shqipëri, dy prej këtyre tre portaleve nuk kanë një pronar apo drejtor publik, por ‘shiten’ si media të pavarura të ngritura nga grupe gazetarësh profesionistë.

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Gjermani mund të konsiderohet plotësisht e dështuar, një dështim që rrezikon t’u kushtojë shqiptarëve hapjen e negociatave. Ndryshe nga sa mund të ishte përgatitur, Rama u përball në Berlin me një situatë shumë të vështirë. Deputetët e fuqisë së Bashkimit Europian ishin të informuar në detaje për çështjen e Saimir Tahirit dhe përfshirjes së krimit të në politikën shqiptare.

Aq të mirinformuar ishin deputetët gjermanë për situatën në vendin tonë saqë i përplasën Ramës në fytyrë edhe emrat e portaleve që kontrollohen nga njerëzit e tij dhe që u përdorën për të sulmuar Gunthter Kirchbaum, kryetar i Komisionit të Bundestagut për Çështjet Evropiane.

Gjatë seancës me deputetët gjermanë, Kirchbaum i ka thënë Ramës se “nga të dhënat tona, portali Lexo.al është nën ndikimin e Endri Fugës, shef i Zyrës së Shtypit të kryeministrit”. Kryetari i Komisionit, i cili kishte përpara një raport me informacione nga struktura gjermane në Tiranë, ka vazhduar t’u vendosë emra portaleve që e kanë sulmuar, duke thënë se Pamflet.al ishte nën ndikimin e Saimir Tahirit dhe Tiranapost.al nën ndikimin e Erion Veliaj.

Ndryshe nga shumë portale serioze në Shqipëri, dy prej këtyre tre portaleve nuk kanë një pronar apo drejtor publik, por ‘shiten’ si media të pavarura të ngritura nga grupe gazetarësh profesionistë.

TiranaPost, portal për të cilin gjermanët thonë se është nën ndikimin e Veliajt, drejtohet nga gazetarja Mira Kazhani, ndërsa portalet e Tahirit dhe Fugës nuk japin asnjë informacion se nga kush drejtohen.

“Lexo.al është një media Online e iniciuar nga një grup profesionistësh të rinj, me vullnetin për të thyer mitin e kastës së vjetër dhe shërbyer publikut”, thuhet në përshkrimin e këtij protali, që gjermanët e konsiderojnë të Endri Fugës, ndërsa Pamfleti i Saimir Tahirit nuk jep asnjë përfshkrim se nga kush drejtohet dhe cili është misioni.

 

 

/Burimi:politiko/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.