“Paratë më sëmurën”: Milioneri që jeton në ishullin e vetmuar..

13478
0

Ai jeton si Robinso Kruzo në një ishull të vetmuar. Por jeton aty me dëshirën e tij.

“Këtu nuk kam frikë asnjëherë nga sulmet terroriste,” thotë ish-milioneri australian, David Glasheen.

73-vjeçari ka 20 vite që jeton në këtë parajsë të vetmuar koralore.

Ish-milioneri i tregtisë së arit humbi thuajse gjithë pasurinë gjatë një tronditje në bursa në vitin 1987.

Tani jeton në një kasolle direkt në plazh, së bashku me qenin e tij besnik, Polly.

Edhe pse jeta aty është e vështirë për shkak të natyrës së egër, ai thotë se ndjehet më i sigurtë.

Glasheen, që dikur ishte një nga pasanikët më të mëdhenj në vend, thotë paraja po i sëmur njerëzit.

“Humba gjithçka atëherë dhe mendova të vras veten,” thotë ai.

Gruaja e la dhe ai thotë se e ka një merak: “Do doja që të më vizitonte ndonjë femër në ishull”.

Ai thotë se jeton me gjërat e natyrës, gjuan peshk dhe ushqehet.

Megjithatë njëherë në vit udhëton në qytetin më të afërt dhe merr furnizime, kryesisht oriz, vaj ulliri, çokollatë dhe karamele Haribo.

Por përse nuk e braktis ishullin?

“Njerëzit atje e kontrollojnë dhjetëra herë në dite Facebook-un dhe janë të stresuar. Unë kam shumë dashuri dhe respekt për natyrën këtu, kjo më mjafton. Jam i lumtur”.