Gjithëka qe duhet të dini për Programin Veror të Punësimit në Amerikë!

758
0

Ambasada Amerikane, përmes faqes se saj ka sqaruar mbi Programin Veror të Punësimit në SHBA gjithë kriteret e domosdoshme.

Siç mund ta kuptojmë nga fotoja e postuar, sipas rregullave të Departamentit Amerikan të Shtetit, pjesë e këtij programi mund të bëhen gjithë studentët e universiteteve të akredituara plotësisht.

Ky program veror ka nisur në fillim të muajit dhe ka si qëllim udhëtimin e nxënësve shqiptarë në qytete të ndryshme të gjithë vendet e Shteteve të Bashkuara, për të njohur kulturën amerikane me anë të këtij programi; një mundësi e mirë shkëmbimi kulturash dhe përvojash.

Kriteret për të aplikuar janë këto:
– Duhet të jesh student me kohë të plotë në një universitet të akredituar dhe të kesh përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë në universitet.
– Duhet të zotërosh mirë gjuhën angleze dhe të kesh rezultate të mira shkollore.
– Duhet të jesh i/e aftë të demostrosh që do të kthehesh në Shqipëri.
– Duhet të kesh një vend pune në SHBA në kohën e intervistës.

Ky program nuk përfshin studentët me kohë të pjesshme, ata që ndjekin shkollat profesionale, ata që mësojnë në distancë etj. Listën e plotë të kritereve dhe gjithë universitetet që mund të marrin pjesë i lexoni duke klikuar këtu, por edhe këtu.