Denoncimi i botuesit: Ambulanca që mori Kadarenë nuk kishte impiant për të ndihmuar të sëmurin, u bllokuam në trafik, nuk na hapnin rrugën..

259
0

Botuesi i shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, bëri një denoncim të fortë për mediat pas homazheve për shkrimtarin e ndjerë.

Bujar Hudhri tha se ambulanca që erdhi për të marrë shkrimtarin e njohur nuk kishte asnjë kusht brenda.

Jo vetëm kaq, por ai denoncon edhe trafikun e tmerrshëm në Tiranë, që u bë shkak për vonesa në dërgimin e tij te urgjenca e QSUT.

“Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në korridor. Gjithmonë e shikoja në këmbë, të qeshur, solid, dukej sikur kurrë nuk do ikte nga kjo botë.

E morëm në ashensor e vendosëm, sikur të ishte në karrige, ishte në gjendje gati të ngrirë.

Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa asnjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

Me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, edhe pse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën gjersa mbërritëm në urgjencën e QSUT.

Pamë mobilizimin e mjekëve, derisa kuptuam se diçka e keqe po ndodhte. Më pas heshtje,” tha Hudhri.