19-vjeçari mbyt nënën e tij: Më bezdiste, me kërkonte të pastroja dhomën time

484
0

Në SHBA po bën bujë një gjyq që ka nisur për djalin 19 vjeçar që akuzohet se i mori jetën të ëmës sepse po e bezdiste duke i kërkuar të pastronte dhomën e vet dhe të fillonte ndonjë punë.

19-vjeçari e mbyti nënën e tij kur ajo i tha të gjente një punë dhe të pastronte dhomën e tij që të rrinte në shtëpi. Ngjarja ndodhi në shkurt dhe sot ka nisur gjyqi i 19-vjeçarit nga Indiana e SHBA-së.

Conner Kobold, 19, pranoi se e mbyti nënën duke thënë se ndodhi kur ajo u përpoq ta dëbonte nga shtëpia e tyre e përkohshme në Valparaiso.

Viktima ishte ndihmës zëvendës presidente e Universitetit Loyola të Çikagos dhe jetonte në Indiana përkohësisht.

Në gjykatën e Çikagos, 19-vjeçari refuzoi një avokat, duke u shprehur se do të përfaqësonte veten. Ai është deklaruar i pafajshëm.

Siç raporton People, Conner Kobold i ka thënë policisë se ka mbytur nënën e tij Shanelle Burns, 43 vjeçe.

E ndjera u gjet pa ndjenja dhe nuk merrte frymë teksa dergjej në dhomën e ndenjes së shtëpisë. Më vonë ajo u shpall e vdekur në një spital lokal.

Kobold tha se iu kërkua të gjente një punë me kohë të plotë, të mbante dhomën e tij të pastër dhe të kontribuonte në pastërtinë e ambienteve të përbashkëta të shtëpisë.