Del parashikimi i motit për fundjavën, ja cfarë na pret të shtunën dhe të dielën (Tabela)

16446
0

Për kete fundjavë 30 dhe 31 mars, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 grad celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 grad më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.


Gjithashtu duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi afrikën e veriut do të transportojë mbi europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë). Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krirjoë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.