Gushti përvëlues po ikën, por çfarë na pret në vijim? Flet meteorologia

12513
0

Motit me diell dhe temperatura të larta duket se po i vjen fundi. Sipas meteorologes Lajda Porja reshjet e shiut do të fillojnë gjatë mbrëmjes së sotme në disa zona veriore, ku më pas gjatë ditës së nesërme do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar.

“Siç e kemi parë megjithëse dita ka nisur me diell, në fakt parashikoj që sot kthjellimet të jenë prezente deri në orët e vona të pasdites. Do të kemi shtim të vranësirave, gjë e cila do të sjellë reshje të shiut në orët e vona të mbrëmjes. Rreth orës 21:30, 22:00 do të fillojë në zonat veriore dhe më pas do të përfshijë gjithë territorin. Parashikohet që rreshjet të jenë prezente në ditën e Martë. Nesër reshjet do të jenë prezente në gjithë territorin shqiptar. Do të jenë edhe pjesërisht në paraditen e ditës së Mërkurë. Sa i përket ditës së Enjte dhe ditës së Premte mbetet me kthjellime me vranësira të shpeshta vija bregdetare, ndërkohë zonat malore dhe shumë zona të ulëta mbeten me reshje. Si të thuash kemi një javë nga e Marta deri ditën e Premte disi të paqëndrueshme ku vranësirat dhe rreshjet do të jenë prezente.”

Dita e Martë do të ketë prezencë më të lartë të reshjeve si dhe dita e Mërkurë. Gjatë ditës së Enjte dhe të Premte intensiteti i rreshjeve do të jetë më i ulët, ku më pas gjatë fundjavës parashikohet mot me diell.

“Reshjet më të dukshme do të jenë kryesisht ditën e martë dhe të Mërkurë me pak do të ketë dita e Enjte dhe dita e Premte dhe me pas do të kemi sërish një fundjavë me diell dhe ndryshim të situatës termike. Sot mbetemi në vlera relativisht të larta.  Sot parashikoj që termometri të jetë edhe 34 apo 35 në disa zona të ultësirës perëndimore. Rreth vlerës 32, 33 gradë do të jetë bregdeti ndërkohë zonat malore 31 gradë. Parashikohet që nga dita e Martë dhe deri në ditën e Premte të kemi një rënie nga dita në ditë të vlerave termike duke bërë të kemi një freskimtë motit sidomos nesër duke qenë se do të kemi një rënie të ndjeshme me 5 apo 6 gradë kjo sepse do të ketë vranësira dhe reshje edhe në orët e mesditës. Kjo do të bëjë që deri ditën e premte të jemi rreth vlerës 28 apo 29 gradë Celcius, pra i afrohemi thuajse temperaturave tipike të Gushtit ndërkohë që fundjava do të sjellë ndryshim të motit. Të Martën edhe vija bregdetare rrezikohet nga rreshjet edhe pjesërisht dita e Mërkurë, të Enjten dhe të Premten vija bregdetare për ato që janë duke pushuar nuk rrezikohet nga rreshjet, por mbetet një mot me vranësira dhe relativisht i freskët dhe fundjava me diell.”