Dalin pamjet nga punimet në Piramidën e Tiranës ja si po transformohet

205
0

Kreu i qeverise Edi Rama mëngjesin e kësaj të premte e ka nisur me disa pamje të shkëputura nga punimet në Piramidën e Tiranës e cila është projektuar si qendra e inovacionit të teknologjisë digjitale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se ai është një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV, më i madhi në rajon.

“MIRËMËNGJES

dhe me vullnetin që planet e këtyre të rinjve plot pasion për teknologjinë, t’i bëjmë një realitet të ri shqiptar, ku Piramida si qendra e inovacionit e teknologjisë digjitale më e madhja në rajon, të jetë një pasqyrë kuptimplotë e këtij transformimi, ju uroj një ditë të mbarë.

Një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”, shkruan Rama.