“Më mirë rrezikojmë të shkojmë në Angli me gomone”. Kështu iu përgjigjën çunat e Kukësit në emisionin #Sot thirrjes së sotme nga kryeministri Rama për të mos u larguar nga qyteti i tyre. Rama deklaroi sot për kuksianët se me 30 mijë paundët që japin për të shkuar në Angli mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës.