Qeveria njoftoi rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pritet rritja e çmimit të bukës. Nga 1 tetori..

198
0

Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të bukës. Sipas të dhënave të Eurostat, kjo rritje ka nisur tashmë në vendet e BE.

Për muajin Gusht, çmimi i bukës u rrit me 18% ndërsa kategoria e ushqimeve në total pati një rritje me 10.6%.

Përsa i përket Shqipërisë, sipas të dhënave të INSTAT, kategoria e ushqimeve për muajin Gusht në Shqipëri pati një rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga qeveria do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen sërish të çmimit të bukës.