Conte merr vendimin, Italia shpallet zonë e kuqe duke filluar nga data 24 dhjetor

596
0

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka marrë vendim që duke filluar që nga data 24 dhjetor deri më 6 janar, Italia do të jetë zonë e kuqe gjatë festave dhe gjatë ditëve të punës do të jetë zonë portokalli.

Sipas mediave italiane gjatë sezonit të festave, do të jetë e mundur të dilet nga territori i komunave të vogla nën 5 mijë banorë, në një rreze prej 30 kilometrash.

Brenda zonës së kuqe dhe portokalli, maksimumi dy jobashkëjetues do të lejohen të vizitojnë shtëpi private në të dyja ditët “e kuqe” dhe “portokalli”. Nga përjashtimi nuk llogariten personat nën 14 vjeç dhe lëvizjet e tyre do të lejohen.