Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë

380
0

Ambasada greke në Shqipëri ka njoftuar se do të mbeten në fuqi deri më 7 janar të vitit tjetër masat kufizuese për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj.

Në njoftimin e shpërndarë në “Facebook” thuhet se të gjithë ata që futen në Greqi duke filluar nga data 18 dhjetor deri më 7 janar, do të detyrohen që të qëndrojnë për tre ditë në karantinë.

“Duke u bazuar tek të dhënat epidimiologjike, masat kufizuese në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi, mbeten në fuqi deri më datën 7 janar 2021. Theksohet se të gjithë ata që futen në Greqi, në çfarëdolloj mënyre, që prej datës 18 dhjetor  dhe deri më 7 janar të vitit 2021, janë të detyruar të qëndrojnë për tre ditë në karantinë, në shtëpi apo në vendqëndrimin e përkohshëm, adresa e të cilit deklarohet në. formularin elektronik PLF”, theksohet në njoftim e ambasadës greke.