Mjekja shqiptare në Amerike që bëri vaksinën kundër COVID-19 tregon gjendjen shëndetësore: Deri tani asnjë problem përveç..

283
0

Mjekja shqiptare në Amerike, Irida Molla, e cila beri vaksinën kundër koronavirusit, ka treguar në një lidhje “skype” me emisionin “Kjo Javë” se nuk ka asnjë simptomë apo efekt anësor, por ka pak dhimbje tek vendi i injeksionit, për të cilën thotë se është normale.

Mjekja tregoi se nuk e ka kaluar COVID-in, ndërsa shtoi se ndihet e privilegjuar që u bë pjesë e këtij procesi.

”Ndihem fizikisht shumë mirë, pak ndjeshmëri dhimbje tek vendi i njeksionit, që është normale. Asnjë simptomë apo efekt anësor. Jam e lumtur, e gëzuar, është arritje e madhe, jam e privilegjuar të jem pjesë e këtij procesi.

Këto janë raportuar në vaksinën e Pfizer si elemente minimale, temperaturë më pak se 24 orë, kanë kaluar tashmë dhe nuk kam. Janë dy doza në 3 javë.

Nuk e kam kaluar COVID-19. Unë jam në përballje ditë për ditë me COVID-19, jam ditë për ditë me pacientë. Kemi parë dhe humbje jete, edhe kolegë”, tha mjekja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.