Cmendet cmimet ne Ksamil. Shikoni sa ka shkuar shezlongu diten e sotme (Foto)

7099
0

Çmimet e larta po ndikojne per keq ne turizmin shqiptar, të cilin duket se po e shterojnë… Turistët këtë vit janë më të paktë dhe nderkohe vete shqiptarët kanë vendosur t’i kalojnë pushimet jashtë.

Edhe turistët e huaj i kanë bërë ‘puçin’ standardeve shqiptare, duke bojkotuar restorantet e shtrenjte dhe ne shume raste duke marrë bukë me vete në plazhe.

Çmimet e shezlongeve kanë kapur stratosferën, nisur nga Gjiri i Lalëzit e deri tek Pema e Thatë në Ksamil. Skaji më jugor i vendit ka sjellë çmime më të kripura se uji i detit për pushuesit…

Një pushues ka raportuar se fundmi për mediat se për një gazebo dysh ka paguar 5000 Lekë të reja, ndërsa një ditë më parë 3000 Lekë të reja.