Cili do te jete fati i Lulzim Bashes, ja si pergjgjet Berisha

2
0

Në konferrencën me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se me ardhjen e tij në krye të PD-së, pas Kuvendit, nuk do të përjashtojë Lulzim Bashën nga partia. Ndër të tjera ai tha se mbledhja e firmave nga anëtarët e Kryesisë është një gjest normal, duke thënë se do të ruhet kofidencialiteti i emrave të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit.

Pyetje: Cili do të jetë fakti i Lulzim Bashës nëse do vini në krye të PD?

Berisha: PD nuk përjashton, gjatë historikut të saj janë larguar nga PD, por disa janë larguar vetë për arsye që i ka gjykuar të drejtat, por Lulzim Basha me gjithë damën e tmerrshme që i ka bërë PD, megjithëse është peng për faj të vetin, përsëri unë mendoj do të jetë vetë ai që do të përcaktoj vendin e tij, demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”, 

Pyetje: Basha nuk do ta njohë Kuvendin?

Berisha: Është njëlloj si të thuash që z.Basha nuk njeh veten e tij. PD me datë 12 dhjetor gdhin e rithemeluar. Do vazhdojë gjithë projektin e saj. Nuk përfundon me datë 11 dhjetor ky projekt. Ka etapa të tjera. Kryetari pa parti, në vlerësimin tim duhet të votohet nga anëtarësia e partisë. Ndonëse kuvendi ka pushtet absolut për shkarkimin e tij.

Pyetje: Ku u bazuat në statut për mbledhjen e firmave?

Berisha: Nuk ekziston asnjë detyrim stautor i atyre që mbledhin 1400 firma për t’i dorëzuar në Kuvend. Ky mekanizëm statutor, jo vetëm i PD por edhe i simotrve është mekanizëm I zhbllokimit të partisë ku atë e bllokojnë forume të tjera, kur këshilli nuk e thërret KUvendin. Në këtë rast hyn mekanizmi shpëtimtrar i anëtarësisë. Po e bëjmë këtë në mënyrë që nuk janë këtu ¼, por nuk ka pse të mos qëndrojnë.  Ky është një gjest normal. Akti ka të duskutueshëm që të ruhet konfidencialiteti i tyre. Pengkryetari le të sjellë përfaqësuesit e vet dhe do të mëosjë se kush ka firmosur për kuvendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.