Sali Berisha ben deklaraten e forte per ambasadoren amerikane

76
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar rëndë ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Këtë të mërkurë, gjatë një deklarate për media, Berisha iu përgjigj deklaratës së Kim, e cila tha se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me PD-në nëse rikthehet Berisha në krye të saj.

Ish-kryeministri tha se ka mbështetjen e politikanëve të lartë republikanë, ndërsa për Kim tha: “Ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë”.

Deklarata e Berishës për ambasadoren e SHBA:

Së pari më duhet të them se “foltorja” ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Dhe unë dua t’ju informoj ju se kjo pritje që shikoni në Shqipëri për foltoren nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që marr për këtë nismë shpëtimtare të pluralizmit nga përfaqësues të vendeve mike dhe nga nivelet më të larta të SHBA në krahun republikan.

Pra zonjës ambasadore dhe cilido tjetër, që ka një fakt të vetëm e ftoj t’i dorëzojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë se personalitete të shquara të elitës politike amerikane nuk pajtohen dhe nuk pranojnë, madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike, deklaratën se kemi prova por nuk i themi.

Kjo ka marrë fund. Ke prova, çoi para gjykatës. Mund t’u them edhe këtë tjetrën, në të dyja anët e atlantikut, miq të shquar më kanë deklaruar se kanë parë dosjen dhe e kanë gjetur atë sine-materia. Çështja e kafes, ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë.